Qendra ka mbajtur trajnimin dy ditor për Transformimin Digjital të OShC-ve
15-10-2021
Me datat 14 dhe 15 tetor Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë ka mbajtur trajnimin e dytë me temën Transformimi Digjital i OShC-ve ku 20 organizatë të shoqërisë civile kanë marrë pjesë në këtë trajnim. Trajnimi u mbajtë nga trajnerja Krenare Lleshi.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të mësojnë për përdorimin e mjeteve të ndryshme digjitale gjatë punës së tyre në organizata, për procesin e planfikimit të ngjarjeve online, faktorët kyç të digjitalizimit dhe rëndësine e digjitalizimit të punës nga distanca në kohën kur të gjithë po ballafaqohemi me pandeminë Covid-19.
Trajnimi është bazuar në Udhëzuesin për Transformim Digjital të cilin ju mund të shkarkoni duke klikkuar këtu.
Qendra dë të vazhdojë të mbajë Trajnimin për Transformim Digjital të OShC-ve edhe në muajt në vijim.