Regjistrohuni për ta ndjekur forumin rajonal “Ndikimi i COVID-19 në ekonomi me fokus të veçantë në ekonominë sociale”
22-02-2022
Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, po organizon forumin rajonal “Ndikimi i COVID-19 në ekonomi me fokus të veçantë në ekonominë sociale”.
Forumi do të mbahet online më 28 shkurt 2022.
Forumi rajonal ka për qëllim diskutimin e gjendjes aktuale të ndikimit të COVID-19 në ekonomi, veçanërisht në ekonominë sociale, duke theksuar çështjet dhe sfidat kryesore dhe masat që janë ndërmarrë si përgjigje ndaj shpërthimit të Covid-19.
Ky forum organizohet në kuadër të projektit rajonal “Fostering regional cooperation and policy responses in time of crisis”, që zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendra për Iniciativa Qytetare, Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare, Iniciativat Qytetare dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.
Gjatë forumit do të ketë përkthim në gjuhën shqipe, angleze, maqedonase, serbe dhe boshnjake.
Për të marrë pjesë në forum, ju lutemi të regjistroheni deri më 25 shkurt 2022 në linkun në vijim: https://forms.office.com/r/TivuQ1U7Qx
Për më shumë detaje klikoni këtu.