Sesion informues lidhur me deklarimin vjetor financiar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për OJQ-të në Prishtinë
22-03-2023
Sesioni informues lidhur me deklarimin vjetor financiar të OJQ-ve në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) është mbajtur në Prishtinë.
Rreth 50 përfaqësues/e të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC), kanë marrë udhëzime për mënyrën e deklarimit të pasqyrave financiare dhe deklarimin vjetor të tatimit (CD) për OJQ.
Ligjëruesi Fatlum Gogiqi, së bashku me Sami Salihun, zëvendësdrejtor ekzekutiv i ATK-së, kanë ofruar për pjesëmarrësit informata dhe shpjegime për çështje që kanë të bëjnë me obligimet e OJQ-ve në ATK, legjislacionin në Kosovë për deklarimin financiar, përdorimin e platformës së ATK-së për deklarim të tatimeve si dhe elementet themelore të pasqyrave financiare.
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, gjatë këtij cikli të sesioneve informuese lidhur me deklarimin financiar të OJQ-ve në ATK, ka ofruar informacione të nevojshme rreth kësaj çështje për organizatat në: Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Graçanicë, Pejë, Ferizaj dhe Prishtinë.