Sesion informues në Shtërpcë me temën “BE në 1 ditë”

13-11-2023
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, ka organizuar një sesion informues në Shtërpcë me temën “BE në 1 ditë”, duke ju referuar mekanizmave kryesorë të BE-së për organizimin e shoqërisë civile.
Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të informohen dhe të diskutojnë rreth temave, të tilla si roli dhe rëndësia e MSA-së, procesi i integrimit të Kosovës në BE, mësimet e nxjerra, roli i OShC-ve në pjesëmarrjen në proceset e MSA-së, rëndësia e Agjendës për Reforma Evropiane dhe roli i OShC-ve në këtë proces.
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, është projekt që bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian (BE) dhe Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).