Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Sesion informues për deklarimin vjetor financiar në  Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për OJQ-të në komunën e Gjakovës 

 16-03-2023

 

Në vazhdimësi të ciklit të infosesioneve për deklarimin vjetor financiar të OJQ-ve në  Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), sesioni informues është mbajtur edhe në komunën e Gjakovës.

Udhëzimet dhe shpjegimet e nevojshme se si të realizohet në mënyrë korrekte deklarimi i pasqyrave financiare dhe deklarimi vjetor i tatimit (CD) për OJQ, pjesëmarrësit i kanë marrë nga ligjëruesi Fatlum Gogiqi dhe Afërdita Shabani, udhëheqëse e shërbimit të tatimpaguesve në ATK.

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, gjatë këtij cikli të sesioneve informuese lidhur me deklarimin financiar të OJQ-ve në ATK,  ka ofruar informacione të nevojshme rreth kësaj çështje për organizatat në: Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Graçanicë, Pejë, Ferizaj dhe Prishtinë.