Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Sesion informues për deklarimin vjetor financiar në  Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për OJQ-të në komunën e Graçanicës, Parteshit dhe Mitrovicës

 18-03-2023

 

Sesioni informues për deklarimin vjetor financiar në  Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) është mbajtur për OJQ-të e komunës së Graçanicës, Parteshit dhe Mitrovicës, online në platformën ZOOM.

Udhëzimet dhe shpjegimet e nevojshme se si të realizohet në mënyrë korrekte deklarimi i pasqyrave financiare dhe deklarimi vjetor i tatimit (CD) për OJQ, pjesëmarrësit i morën nga ligjëruesi Fatlum Gogiqi në formatin online.

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, gjatë këtij cikli të sesioneve informuese lidhur me deklarimin financiar të OJQ-ve në ATK,  ka ofruar informacione të nevojshme rreth kësaj çështje për organizatat në: Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Graçanicë, Pejë, Ferizaj dhe Prishtinë.