Sesion informues për deklarimin vjetor financiar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për OJQ-të në Gjilan

15-03-2023
Sesioni informues për deklarimin vjetor financiar të OJQ-ve në Administratën Tatimore të Kosovës, është mbajtur në Gjilan.
Udhëzimet dhe shpjegimet e nevojshme se si të realizohet në mënyrë korrekte deklarimi i pasqyrave financiare dhe deklarimi vjetor i tatimit (CD) për OJQ, janë prezantuar për pjesëmarrësit nga ligjëruesi Fatlum Gogiqi dhe Ferid Sylejmani, drejtor i Departamentit të Kontrollit në ATK.
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, gjatë këtij cikli të sesioneve informuese lidhur me deklarimin financiar të OJQ-ve në ATK, ka ofruar informacione të nevojshme rreth kësaj çështje për organizatat në: Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Graçanicë, Pejë, Ferizaj dhe Prishtinë.