Sesion informues për deklarimin vjetor financiar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për OJQ-të në komunën e Mitrovicës

14-03-2023
Rreth 30 përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) nga komuna e Mitrovicës, janë informuar se si të realizojnë në mënyrë korrekte deklarimin e pasqyrave financiare dhe deklarimin vjetor të tatimit (CD) për OJQ.
Ligjëruesi Fatlum Gogiqi dhe zyrtari i lartë për TVSH në kuadër të shërbimit për tatimpagues në ATK, Isuf Zeqiraj, kanë ofruar udhëzimet dhe shpjegimet e nevojshme lidhur me obligimet e organizatave në këtë proces dhe se si ta realizojnë procedurën e deklarimit në mënyrë të duhur.
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, gjatë këtij cikli të sesioneve informuese lidhur me deklarimin financiar të OJQ-ve në ATK, ka ofruar informacione të nevojshme rreth kësaj çështje për organizatat në: Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Graçanicë, Pejë, Ferizaj dhe Prishtinë.