TACSO ka mbajtur Konsultimin Kombëtar dhe Validues mbi Raportin e BE-së për Vlerësimin e UShC 2020 në Kosovë
10-09-2021
EU TACSO 3, në bashkëpunim me Zyrën e BE -së në Kosovë, me 7 Shtator ka mbajtur takimin për Konsultim Kombëtar dhe Validues mbi Raportin e BE-së për Vlerësimin e UShC 2020 në Kosovë. Dario Di Benedetto, Menaxher Detyre nga Zyra e BE -së në Kosovë hapi ngjarjen duke theksuar rëndësinë e këtij vlerësimi dhe përpjekjet e OShC -ve lokale.
Tanja Hafner Ademi, Udhëheqëse e Ekipit TACSO 3 të BE-së dhe Dren Puka, BCSDN Hulumtues Kombëtar kan prezentuar kontekstin rajonal dhe gjetjet e vlerësimit kombëtar për Kosovën, duke vënë në dukje efektet e COVID-19 në mjedisin mundësues të OShC-ve në vitin 2020, ku OShC-të janë përgjigjur me kohe kërkesave te dala nga pandemia. 22 pjesëmarrës që përfaqësonin OShC -të lokale, institucionet publike dhe organizatat ndërkombëtare morën pjesë në diskutime të drejtpërdrejta me njohuri nga përvoja e tyre.
Temat kryesore të diskutuara gjatë takimit ishin sfidat në zbatimin dhe klasifikimin e financimit dhe raportimit të OShC -ve, duke vërejtur një zhvendosje nga financimi publik në atë donator, pasi OShC -të ishin në paketën e parë të urgjencës të siguruar nga Qeveria. OShC -të i dhanë përparësi nevojës për zhvillimin e kapaciteteve përkatëse për zbatimin e projekteve komplekse, disponueshmëri më të gjatë të fondeve që ndikojnë në planifikimin e punës së OShC -ve, si dhe vlerësimin e nevojave të OShC-ve para hartimit të programeve të ngritjes së kapaciteteve, në lidhje me fushën e tyre të veprimtarisë.
Për më shumë informata ju mund të vizitoni faqen e TACCSO-së në www.tacso.eu