Thirrje për aplikim në trajnimin dyditor “Zhvillimi i Kornizave Logjike, Indikatorëve dhe Teorisë së Ndryshimit”
08-08-2024
Qendra e Burimeve për Shoqërinë Civile në Kosovë do të organizojë trajnimin “Zhvillimi i Kornizave Logjike, Indikatorëve dhe Teorisë së Ndryshimit”.
Objektivi kryesor i këtij trajnimi është që të zhvillojë aftësitë kyçe për planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e projekteve për përfaqësuesit e Organizatave të shoqërisë civile (OShC).
Trajnimi do të përqëndrohet në përdorimin e mjeteve strategjike si kornizat logjike, treguesit vjetorë dhe përfundimtarë, analiza e problemit, teoria e ndryshimit, monitorimi dhe vlerësimi, ciklet e menaxhimit të projektit, si dhe ngritja e fondeve. Përmes angazhimit gjatë prezantimit teorik dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit pritet të rrisin njohuritë për dizajnim të projekteve me ndikim, të qëndrueshme dhe të adaptueshme, në përputhje të ngushtë me misionin e organizatave të tyre dhe nevojat e komuniteteve që u shërbejnë.
Kur mbahet trajnimi?
Datat: 20 dhe 21 gusht 2024 në Prishtinë.
Çfarë do të mësoni në këtë trajnim?
Ky trajnim, ndër të tjera do të fokusohet në adresimin e çështjeve që lidhen me:
- Teknikat për formulimin dhe organizimin e objektivave brenda një kornize logjike;
- Teknikat për zbatimin e kornizave logjike në planifikimin dhe menaxhimin e projektit;
- Përdorimin e pemës së problemit për analizë efektive të problemeve dhe krijimi i teorive gjithëpërfshirëse të ndryshimit;
- Kuptimin e procesit sistematik për vendosjen e treguesve të matshëm vjetor dhe përfundimtar, në nivel projekti dhe programi, dhe lidhja e tyre me objektivat dhe misionin e organizatës;
- Rëndësia e monitorimit dhe raportimit të treguesve;
- Teoria e ndryshimit dhe cikli i menaxhimit të projektit.
Kush mund të aplikojë dhe cilat janë kriteret e aplikimit?
Të drejtë aplikimi kanë organizatat e shoqërisë civile, të cilat kanë interesim për të mësuar rreth ndikimit të vlerësimit dhe përdorimit të të dhënave për monitorim.
Secila OShC duhet të propozojë 1 anëtar/e për të marrë pjesë në trajnim bazuar në përgjegjësitë e tyre brenda organizatës.
Kriteret e aplikimit:
- Të jetë Organizatë e Shoqërisë Civile (OShC), e regjistruar në Kosovë;
- Veprimtaria e OShC-së të përfshijë edhe punën në nivel lokal;
- Të kenë aktivitet në komunitet dhe/ose interesim për përfshirje të qytetarëve/eve në punën e organizatës.
Si të aplikoni?
Për të marrë pjesë në trajnim, ju ftojmë të regjistroheni përmes formës së aplikimit, të cilën mund ta gjeni duke klikuar në vegëzën në vijim: Formulari i aplikimit.
Ju lusim që formularin e aplikimit ta plotësoni më së largu deri me datën 15 gusht 2024, ora 13:00.
Për informata tjera, ju lutem kontaktoni ekipin tonë në adresën elektronike rc-kosovo@kcsfoundation.org ose përmes telefonit në numrin: 038 600 634.
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, është projekt i cili bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).