Thirrje për Propozime: Konsultim në emër të DG NEAR në lidhje me Programin IPA për Shoqërinë Civile dhe Media 2021-2023 (Afati i fundit: 14 janar 2022)
11-01-2022
Në tetor 2020, Komisioni Europian ka nisur Planin Ekonomik dhe për Investime (EIP) për Ballkanin Perëndimor i cili synon rimëkëmbjen e rajonit.
Në këtë kontekst, Organizatat e Shoqërisë Civile do të luajnë një rol vendimtar në procesin e përafrimit me BE-në në fushat kyçe të politikave të identifikuara dhe në nxitjen e demokracisë pjesëmarrëse. Forcimi i kapaciteteve të OShC-ve dhe mundësive të angazhimit në politikë-bërje dhe vendimmarrje është i nevojshëm në fusha të ndryshme tematike të EIP. Për këtë qëllim, Komisioni Europian planifikon të ofrojë mbështetje thelbësore për OShC-të përmes Programit të Shoqërisë Civile dhe Medias.
Në emër të Komisionit Europian, DG NEAR, projekti rajonal TACSO 3 organizon konsultimin, me qëllim të mbledhjës së dhënave lidhur me fushat prioritare të cilat do të jenë pjesë e Thirrjes Rajonale të ardhshme për Propozime për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Për të kontribuar në këtë konsultim të gjitha OShC-të ftohen të plotësojnë pytësorin duke klikuar këtu.
Afati i fundit për plotësimin e pytësorit është 14 janar 2022 në ora 18:00.
Për më shumë informata lidhur me thirrjen ju lutemi klikoni këtu.
Pyetjet e juaja për këtë thirrje mund të dërgoni në email adresen tacso-xk@tacso.eu