Uncategorized

28/07/2026

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT  

Angazhimi i një eksperti/eje të digjitalizimit për zhvillimin e programit trajnues   Akademia Digjitale për OShC-të  (DIGITCSO)   Për KCSF-në  Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) është organizatë udhëheqëse në përkrahjen e nismave qytetare në Kosovë që nga viti 1998. KCSF ofron fonde për shoqërinë civile përmes mekanizmave të avancuar të dhënies së granteve, ndërton kapacitete dhe dije për sektorin përmes programeve të ndryshme të zhvillimit, si dhe kontribuon në avancimin e hapësirës për qytetari dhe ambientit të veprimit të shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë përmes hulumtimit të politikave, avokimit dhe mobilizimit të sektorit. KCSF beson se një shoqëri civile e fuqishme dhe e angazhuar është element kyç për një qeverisje përfshirëse, transparente dhe llogaridhënëse, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe socio-ekonomik të Kosovës.Në kuadër të programeve të saj për ngritje të kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, KCSF angazhon ekspertë/e të fushave të ndryshme për të kontribuar në zhvillimin e moduleve të trajnimit, ofrimin e trajnimeve tematike, mentorimin e organizatave përfituese dhe ofrimin e këshillave profesionale.    Akademia Digjitale për OShC-të  (DIGITCSO)   Programi DIGITCSO synon të fuqizojë Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) në përdorimin strategjik, të sigurt dhe të qëndrueshëm të teknologjisë në punën e tyre. Programi do t’u ofrohet 20–24 OShC-ve të përzgjedhura dhe do të fokusohet në përdorimin e teknologjisë për transformimin digjital, përmirësimin e proceseve të brendshme, menaxhimin e projekteve dhe rritjen e sigurisë digjitale, si dhe për komunikim, avokim dhe angazhim më efektiv të komunitetit.  Për zhvillimin dhe zbatimin e programit kërkohet angazhimi i një eksperti/eje, i/e cili/a do të kontribuojë në hartimin e kurrikulës dhe materialeve trajnuese, përcaktimin e metodologjisë së punës dhe/ose realizimin e moduleve të trajnimit.  Fushat e ekspertizës për këtë program përfshijnë, por nuk kufizohen në:  Ekspertët/et mund të angazhohen për zhvillimin e moduleve të trajnimit, mbajtjen e trajnimeve dhe/ose ofrimin e mentorimit për OShC-të pjesëmarrëse.  Si të aplikoni?  Për të shprehur interesimin tuaj, ju lutemi të dërgoni:  Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen përmes e-mailit në adresën: aplikimi@kcsfoundation.org më së largu deri më 23.08.2026.  KCSF do të kontaktojë ekspertët/et nga lista e aplikuesve për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit eventual.Shprehja e interesit nuk nënkupton obligim të KCSF-së për të angazhuar ndonjë ekspert/e apo për të vendosur marrëdhënie kontraktuale.  […]
21/01/2026

THIRRJE PËR APLIKIM PËR OJQ-TË ME QARKULLIM VJETOR NËN 50,000 EUR: MBËSHTETJE ME SHËRBIME TË AUDITIMIT TË JASHTËM FINANCIAR 

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton organizatat jo-qeveritare në Kosovë të aplikojnë për programin e mbështetjes me shërbime auditimi. Programi ka për qëllim fuqizimin e […]