
Mbahet moduli 3 i Shkollës për Aktivizëm, mbi sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritjen e fondeve
28/08/2025
“Diversifikimi i burimeve financiare”, modul që ofron shpjegime mbi qëndrueshmërinë financiare të OShC-ve
02/09/2025Mobilizimi i komunitetit është një prej teknikave më të rëndësishme për të fuqizuar qytetarët që të adresojnë nevojat e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit ku jetojnë. Ky mobilizim nënkupton ndërtimin e rrjetëzimeve, krijimin e koalicioneve dhe zhvillimin e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve. Përmes mobilizimit, komunitetet bëhen më të vetëdijshme për fuqinë e tyre kolektive dhe më të afta për të ndikuar në vendimmarrje dhe ndryshime pozitive shoqërore.
Për këtë arsye, moduli i gjashtë dhe njëkohësisht i fundit për edicionin e katërt të Shkollës për Aktivizëm, i është dedikuar temës “Teknikat e mobilizimit të komunitetit”.
Përgjatë dy ditëve të trajnimit, rreth 20 pjesëmarrës/e fituan njohuri teorike dhe praktike mbi:
– Përkufizimin e komunitetit dhe format e organizimit të tij;
– Strategjitë për fuqizimin e qytetarëve për të adresuar nevojat e tyre;
– Metodat e mobilizimit dhe rëndësinë e rrjetëzimit;
– Planifikimin dhe konceptimin e planit të komunikimit në mobilizimin e komunitetit.
Ligjërues të këtij moduli ishin znj. Adelina Hasani, hulumtuese e lartë në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe publiciste, dhe z. Muhamet Hajrullahu, gazetar dhe kryeredaktor i Telegrafi.com, me përvojë të gjatë në komunikim publik dhe strategji mediale.
Ky aktivitet është organizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Suedisë.






