Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Demokracia pjesëmarrëse kërkon fuqizim të theksuar demokratik nga ana e qytetarëve. Përmes këtij qëllimi, Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë dëshiron të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë pjesëmarrëse në Kosovë, në rrugën e saj drejt procesit të integrimit në BE. 

 

Për ta realizuar këtë, Qendra e Burimeve do t’u sigurojë qytetarëve dhe OShC-ve informacione dhe mbështetje përmes ofrimit të këtyre shërbimeve:

 

  • Help Desk, e cila ofron shërbime për shoqërinë civile dhe shërben si një qendër e burimit të informacioneve, të tilla si pjesëmarrja qytetare, regjistrimi i OShC-ve, pjesëmarrja në konsultimet publike dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me punën e OShC-ve në Kosovë;
  • Ngritja e kapaciteteve, që do të ofrojë trajnime, coaching dhe mentorim për OShC-të që shfaqin gatishmërinë për t’i avancuar aftësitë e tyre në procesin e vendimmarrjes në proecin e integrimit në BE.
  • Rrjetëzimi sektorial, i cili do të krijohet si një platformë kryesore për shkëmbim dhe partneritete midis OShC-ve në Kosovë dhe zhvillimin e një sinergjie më të mirë ndërmjet OShC-ve që janë të gatshme të jenë kontribues aktivë të jetës së qytetarëve në procesin e integrimit evropian;
  • Mbështetja e aktivizmit qytetar dhe iniciativave të vullnetarizmit, që do të fasilitohet përmes ofrimit të fondeve dhe ndihmës ligjore falas për OSHC-të.