Përveç dokumenteve online të siguruara nga Help Desk, Qendra e Burimeve poashtu organizon sesione informuese për temat që ndërlidhen me
shoqëri civile, pjesëmarrje dhe Integrim Europian në të gjitha gjuhët zyrtare dhe në përdorim në Kosovë. Sesionet informuese zgjasin gjysmë deri në një ditë, me anë të kombinimit të sesionit informues dhe pyetjeve dhe përgjigjeve me pjesëmarrësit. Këto sesione do të organizohen në tre tema themelore për të gjithë të interesuarit në shoqërinë civile:
- Koncepti i shoqërisë civile;
- Qeverisja e brendshme e OShC-ve;
- Bashkimi Europian në Një Ditë.
Këto sesione informuese janë të hapur për të gjithë të interesuarit reht temave të lartëpërmendura, pavarësisht anëtarësisë së tyre ose përkatësisë me OShQ-të në Kosovë.
Qeverisja e brendshme e OJQ-ve
Sesion informues: Deklarimi vjetor financiar në ATK për OJQ-të
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, më 28 mars 2022 ka zhvilluar info-sesionin me temën “Qeverisja e brendshme e OJQ-ve – Deklarimi vjetor financiar në ATK për OJQ-të”.
Gjatë këtij infosesioni në të cilin morën pjesë mbi 70 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, u shtjelluan çështje që kanë të bëjnë me:
· Obligimet e OJQ-ve në ATK;
· Legjislacioni në Kosovë për deklarimin financiar;
· Përdorimi i platformës së ATK-së për deklarim të tatimeve;
· Elementet kyqe të pasqyrave financiare;
Pjesëmarrësit patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me ligjëruesin Fatlum Gogiqi për një sërë çështjesh të tjera që lidhen me fushën e tatimit dhe financave.
Gjithashtu përfaqësuesit e SHC-së të gjitha instruksionet e detajuara lidhur me deklarimet financiare dhe tatimore në ATK, i morën edhe përmes dy videove edukuese të përgatitura për këtë qëllim.
Udhëzimet për deklarimin vjetor të tatimit (CD) për OJQ-të në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) i gjeni në video këtu.
Udhëzimet për deklarimin e pasqyrave financiare për OJQ-të në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) i gjeni në video këtu.
Bashkimi Europian në Një Ditë
Sesioni Informues 1: BE në Një Ditë me rastin e përvjetorit të 5-të të MSA-së
Më 30 mars, u zhvillua seanca e parë informative online me temën “BE-në në një ditë”, me Demush Shashën, Drejtorin Ekzekutiv të Institutit EPIK. Z. Shasha ofroi informacione mbi ngjarjet më të rëndësishme dhe pengesat në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, 5 vjet pas hyrjes së saj në fuqi.
Përveç kësaj, pjesëmarrësit gjithashtu kanë pasur mundësinë të informohen dhe të diskutojnë rreth temave, të tilla si roli dhe rëndësia e MSA-së, procesi i integrimit të Kosovës në BE, mësimet e nxjerra gjatë këtyre pesë viteve, roli i OShC-ve në pjesëmarrjen në proceset e MSA-së, rëndësia e Agjendës për Reforma Evropiane dhe roli i OShC-ve në këtë proces.
Sesioni informues ka qenë e hapur për të gjithë individët dhe OShC-të në Kosovë dhe është zhvilluar në mënyrë virtuale në platformën Zoom.
Sesioni informues 2: BE në Një Ditë në javën e shënimit të Ditës së Evropës
Më 6 maj, në Mitrovicën e Veriut, u zhvillua sesioni e dytë informuese me temën “Rëndësia e lirisë së medias në procesin e integrimit europian të Kosovës”. Darko Dimitrijevic, gazetar i Radio Gorazdevac në Pejë, informoi pjesëmarrësit rreth temave, siç janë rekomandimet e BE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe mediave të lira në Kosovë, rekomandimet mbi Ligjin për Lirinë e Medias, monitorimin e procesit të financimit të mediave, rolin e mediave në procesin e MSA-së në Kosovë dhe rolin aktiv të BE-së në lirinë e medias në Kosovë.
Sesioni informues u zhvillua nga distanca në Mitrovicën e Veriut dhe njëkohësisht online përmes platformës ZOOM, ku morën pjesë më shumë se 20 pjesëmarrës. Kjo seancë u zhvillua në përputhje me të gjitha kërkesat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Koncepti i Shoqërisë Civile
Sesioni informues 3: Çka është shoqëria Civile
Me 29 korrik, u zvhillua sesioni informues i tretë nga Qendra me temën ‘Çka është shoqëria civile?’, me Dren Puka, Drejor për Hulumtim dhe Avokim në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Info Sesioni u fokusua në temat si historia e zhvillimit të shoqërisë civile dhe struktura e Organizatave të Shoqërisë Civile-(OShC) në Kosovë; roli dhe funksioni që kanë OShC-të në demokratizimin e vendit; dallimet dhe ngjashmëritë në mes të formave kryesore të OShC-ve në Kosovë; mundësitë ligjore dhe praktike për pjesëmarrje qytetare në jetën publike në përgjithësi, me fokus të veçantë në organizim të komunitetit dhe adresim të nevojave të tyre në institucione publike të nivelit qendror dhe lokal.
Sesioni Informues u zhvillua në platformën Zoom ku morën pjesë më shumë se 25 pjesëmarrës nga OShC-të në Kosovë dhe qytetarët.