Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Infosesioni “Deklarimi vjetor financiar në ATK për OJQ-të” morri vëmendjen e mbi 70 përfaqësuesve të shoqërisë civile

 28-03-2022

 

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, ka zhvilluar info-sesionin me temën “Qeverisja e brendshme e OJQ-ve – Deklarimi vjetor financiar në ATK për OJQ-të”.

Gjatë këtij infosesioni në të cilin morën pjesë mbi 70 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, u shtjelluan çështje që kanë të bëjnë me:

  •        Obligimet e OJQ-ve në ATK;
    ·         Legjislacioni në Kosovë për deklarimin financiar;
    ·         Përdorimi i platformës së ATK-së për deklarim të tatimeve;
    ·         Elementet kyqe të pasqyrave financiare;

Pjesëmarrësit patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me ligjëruesin Fatlum Gogiqi për një sërë çështjesh të tjera që lidhen me fushën e tatimit dhe financave.
Gjithashtu përfaqësuesit e SHC-së të gjitha instruksionet e detajuara lidhur me deklarimet financiare dhe tatimore në ATK, i morën edhe përmes dy videove edukuese të përgatitura për këtë qëllim.

Udhëzimet për deklarimin vjetor të tatimit (CD) për OJQ-të në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) i gjeni në video këtu.

Udhëzimet për deklarimin e pasqyrave financiare për OJQ-të në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) i gjeni në video këtu.