Mbahet Moduli i katërt i Shkollës për Aktivizëm me fokus në avokimin pjesëmarrës
23-05-2022
Rëndësia e avokimit pjesëmarrës, ishte tema për të cilën rreth 20 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga e gjithë Kosova, morën informacione dhe diskutuan përgjatë tri ditëve të Shkollës për Aktivizëm.
Ky modul, që ishte i katërti me radhë në kuadër të shkollës, pati në fokus diskutimin mbi mënyrat e inkuadrimit të komunitetit në punën e OShC-ve, ciklin e politikëbërjes, rolin e qytetarëve në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse, mekanizmat kryesorë formalë për pjesëmarrjen e qytetarëve në politikëbërje në nivel lokal dhe qendror. Gjithashtu vëmendje iu kushtua edhe diskutimit mbi mekanizmat ekzistues dhe pikat hyrëse për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e integrimit të Kosovës në BE.