Program vjetor për edukim profesional dhe rritje të aktivizmit qytetar, që synon zhvillimin e shkathtësive dhe ngritjen e kompetencës së OShC-ve me bazë në komunitet. Programi mbështet këto organizata për të forcuar rolin e tyre në komunitetet ku veprojnë, duke i aftësuar për të marrë pjesë në proceset politikëbërëse përmes avokimit dhe promovimit të transparencës.